Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe Wizz Air festojnë një arritje historike pasagjerësh në Shqipëri

schedule13:36 - 12 Dhjetor, 2024

schedule 13:36 - 12 Dhjetor, 2024

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka mirëpritur pak ditë më herët pasagjerin e 10 miliontë, Kjo arritje vë në dukje rritjen e jashtëzakonshme të aeroportit dhe rolin e rëndësishëm që Wizz Air ka patur në këtë sukses duke transportuar thuajse 6 milionë nga numri total i pasagjerëve.

Bashkëpunimi mes Wizz Air the Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës ka shënuar një vit rekord dhe reflekton rritjen e Shqipërisë si një destinacion tërheqës për turizmin dhe tregtinë. 20 pasagjerë me fat që po fluturonin nga Tirana në ditën e festimeve, u shpërblyen me kupona dhuratë për udhëtimin e tyre të rradhës me Wizz.

Si linja ajrore me kapacitete më të mëdha në aeroportin e Tiranës, Wizz Air vazhdon të zgjerojë rrjetin e saj duke ofruar mundësi të përballueshme udhëtimi drejt 50 destinacioneve në 15 shtete të ndryshme. Me një bazë prej 10 avionësh në Tiranë, linja ajore me çmime super të lira, gjatë këtij viti realizoi thuajse 30 mijë fluturime me kapacitet 99.4%; një rezultat i shkëlqyer për industrinë. Që nga fillimi i operacioneve në vend në vitin 2017, Wizz Air ka mbartur rreth 15.5 milionë pasagjerë nga dhe drejt Tiranës.

Mauro Peneda, Drejtor Ekzekutiv për Wizz Air Malta, tha “Jemi të lumtur që kemi kontribuar në arritjen madhore të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Kemi transportuar 60% të gjithë pasagjerëve këtë vit. Wizz Air ka kënaqësinë të lidhë Tiranën me Evropën dhe përtej, përmes rrjetit tonë të gjerë dhe tarifave të përballueshme. Krahasuar me 2023, kemi ofruar 2 milionë bileta më shumë në treg. Me krenari themi që jemi linja ajrore lider në rajon dhe që forcojmë lidhjet me vendin – kemi më shumë se 300 punonjës nga Shqipëria që punojnë në ekuipazhet tona. Mbetemi të angazhuar të vazhdojmë bashkëpunimin me TIAn për të kontribuar më tej në rritjen e aeroportit dhe të vendit.

Piervittorio Farabbi, Drejtor i Operacioneve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, shtoi: “Ky është një moment historik për TIAn dhe jemi krenarë që kemi arritur 10 milionë pasagjerë pa u mbyllur 2024.Partneriteti i qëndrueshëm me Wizz Air ka qenë thelbësor për të arritur këtë sukses. Së bashku, krijojmë më shumë mundësi për qytetarët shiptarë, por edhe për vizitorët e huaj.”

Teksa feston këtë arritje të jashtëzakonshme, skuadra drejtuese e aeroportit shikon drejt së ardhmes me ambicie të reja. Planet për të zgjeruar dhe përmirësuar më tej infrastrukturën janë në zbatim për të siguruar përballimin e kërkesës në rritje për udhëtime. Përmes partneriteteve me kompani ajrore si Wizz si dhe përmirësimit të shërbimeve, TIA mbart përkushtimin për të kthyer Shqipërinë në një destinacion në rritje në arenën globale, teksa kontribuon në rritjen ekonomike dhe sociale të vendit.

Për Wizz Air:

Wizz air operon një flotë prej 225  avionësh Airbus A320 dhe A321. Një skuadër e dedikuar profesionistësh ofron shërbim superior dhe kosto mjaft të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 62 milionë pasagjerëve për vitin financiar 2024. Wizz Air është e listuar ne bursën e Londrës nën emrin Wizz. Kompania është vlerësuar së fundmi si një nga 5 kompanitë ajrore më të sigurta në botë nga airlineratings.com, agjensia e vetme në botë për vlerësimin e sigurisë dhe produkteve. Gjithashtu Wizz Air është vlerësuar me çmimin “Linja Ajrore e Vitit” në 2019 dhe 2023. Përzgjedhur si “Linja Ajrore me kosto të ulëta me ndikimin më të qëndrueshëm në mjedis” në Çmimet për Zhvillim të Qëndrueshëm nga World Finance 2021-2024 dhe “Grupi i Linjave Ajrore i Vitit për Zhvillim të qëndrueshëm në Evropë, Lindjen e mesme dhe Afrikë”, i dhënë nga CAPA për Çmimet e Ekselencës në Aviacion 2024.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!