Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp nga Morina mes Policisë shqiptare dhe Policisë së Kosovës, për finalizimin e një operacioni kundër trafikimit të armëve, kanë dal detaje të reja.
Mësohet se më datën 11 dhjetor në territorin e Kosovës janë arrestuar 8 persona, ku 6 janë nga Kosova dhe dy nga Shqipëria.
Sakaq, janë kryer kontrolle të shumta dhe janë sekuestruar 32 armë pistoleta.
“Disa persona kanë kryer shitblerje të armëve, kryesisht të modelit Zoraki. Është kapur rasti bazuar në nenin 364 bazuar në shitjen e paautorizuar të armëve.
Në vijim të hetimeve të bazuara nga policia, në muajin tetor është arrestuar një person me inciale A.K të cilit iu sekuestruan 4 pistoleta. Rastet e proceduara më lart na bindin që hetimet duhet të vazhdojnë. Për këtë u nënshkrua marrëveshja mes autoriteteve të Shqipërisë dhe Kosovës.
Në bazë të kësaj marrëveshje, u zhvillua një hetim i përbashkët, ku përfshiheshin dhe masa të fshehta. Për këtë më datën 10 dhjetor, u organizua operacioni i perbashket ku në territorin e Kosovës u arrestuan 8 persona, 6 të Kosovës dhe 2 të Shqipërisë për shitje të armëve. U kryen kontrolle dhe bastistje, u sekuestruan 32 armë pistoleta, pjesë të ndryshme të armëve”, njoftoi policia./abcnews.al