Kryeministri Edi Rama thotë se pa realizuar reformat, Shqipëria nuk mund të integrohet në Bashkimin Evropian.
Gjatë fjalës së tij në takimin e nivelit të lartë për luftën kundër korrupsionit, Rama u shpreh se duhet të përfundohet rruga që është nisur.
“BE është fati ynë i madh ku liria individuale, rendi ligjor dhe institucionet demokratike janë të garantuara. Në këtë aspekt, besoj se puna e këtij komisioni është themelore. Këtë komision ta transformojmë në një mekanizëm permanent të Kuvendit, për të ndjekur procesin deri në anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Volumi i detyrave është i jashtëzakonshëm. Bashkimi Evropian nuk fal asgjë kur vjen puna te standardet, kritieret që duhet të plotësojë një shtet. Nuk ka gjeopolitikë, luftë, që e bën Bashkimin Evropian të thotë, po i mbyll sytë për këto gjëra”, theksoi ai./abcnews.al