VIDEO/ Kryemadhi në Apelin e Posaçëm, zbulohet arsyeja

schedule14:21 - 11 Dhjetor, 2024

schedule 14:21 - 11 Dhjetor, 2024

Monika Kryemadhi është paraqitur sërish sot në Gjykatën e Apelit të Posaçëm.

Gazetari Ermal Vija tha për ABC News se Kryemadhi është parë të mbërrijë në mesditë në Apelin e Posacën e shoqëruar nga vajza e saj.

Mësohet se Kryemadhi ka shkuar pranë ambjenteve të gjykatës për të tërhequr vendimin e zbardhur që la në fuqi pak ditë më parë masën detyrim paraqitje.

Ndaj Monika Kryemadhit wshtw caktuar masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2 raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.