Koreja e Jugut, mediat ndërkombëtare: Ish-ministri i Mbrojtjes tenton vetëvrasje

schedule07:25 - 11 Dhjetor, 2024

schedule 07:25 - 11 Dhjetor, 2024

Ish-ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Kim Jong-hyun në detyrë kur u shpall ligji ushtarak një javë më parë, i cili megjithatë zgjati vetëm disa orë tentoi të kryente vetëvrasje në një qendër paraburgimi.

Sipas mediave ndërkombëtare Kim e bëri këtë përpjekje pak para se të shpallej zyrtarisht arrestimi i tij për rolin e tij në shpalljen e gjendjes ushtarake natën e 3-4 dhjetorit.

Ai dha dorëheqjen të enjten e kaluar, një ditë pas tërheqjes së masës nën presionin e parlamentit dhe mijëra protestuesve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!