Tre persona kanë rënë në pranga ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht në kuadër të operacionit të koduar “Bad spin 12”.
Sipas policisë, këta persona kryenin aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara në lokale të ndryshme në Tiranë.
Aparatet celulare të këtyre shtetasve dhe 3 njësi kompjuterike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./abcnews.al


