Policia e Lezhës ka arrestuar 19-vjeçarin Rafaelo Lleshi, pasi ka kanosur me mesazhe punonjësin e policisë. Ngjarja ka ndodhur më datë 08.12.2024, rreth orës 18:00, në qytetin e Lezhës, në afërsi të shinave të trenit.
Punonjësit e Policisë në përmbushje të detyrave të përcaktuara në planin e masave për rritjen e parametrave të sigurisë publike e asaj rrugore, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Golf”.
Drejtuesi i automjetit nuk ka kundërshtuar, por, shtetasi 19 vjeç, pasagjer në këtë automjet, ka kundërshtuar dhe ofenduar punonjësit e Policisë si dhe, njërit prej tyre i ka dërguar menjëherë në celular një mesazh kërcënues për shkak se i hoqi veshjen që kishte errësuar xhamat e automjetit shoku i tij.
Veprimet procedurale janë kryer nga OPGJ i Prokurorisë dhe në përfundim të veprimeve është bërë arrestimi në flagrancë i 19-vjeçarit, banues në Lezhë”, sqarohet në njoftimin e policisë.