Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rusia dhe Irani duan dialog mes qeverisë dhe “opozitës legjitime” në Siri

schedule14:53 - 7 Dhjetor, 2024

schedule 14:53 - 7 Dhjetor, 2024

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov  tha se ai dhe homologët e tij turq Hakan Fidan dhe iranian Abbas Araghsi ranë dakord, në takimin e tyre në Doha, që “armiqësitë” në Siri duhet të përfundojnë menjëherë.

Lavrov deklaroi se Moska dëshironte dialog midis qeverisë siriane dhe “opozitës legjitime”, siç e quajti ai.

Pak më parë, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghsi, u tha gjithashtu gazetarëve se “duhet të fillojë një dialog politik midis qeverisë siriane dhe përfaqësuesve legjitimë të opozitës”.



Lavrov i quajti rebelët e grupit islamik Hayat Tahrir al-Sham “terroristë” , megjithëse ata vetë thonë se kanë ndryshuar pikëpamjet e tyre. Është “e papranueshme të lejohen grupet terroriste” të kontrollojnë territoret siriane, shtoi ai.

I pyetur se si pret të zhvillohet situata në Siri dhe çfarë do të ndodhë me bazat ruse në atë vend, Lavrov u përgjigj se “nuk mund të spekulojë”.

Duke komentuar në përgjithësi situatën në Lindjen e Mesme, Lavrov tha gjithashtu se ekstremizmi do të riprodhohet në rajon nëse nuk krijohet një shtet palestinez./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!