Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çështja Xhaçka/ Beqiri: Kushtetuesja s’mund të detyrojë deputetët, Komisioni i Venecias është për vlerësim juridik

schedule18:44 - 6 Dhjetor, 2024

schedule 18:44 - 6 Dhjetor, 2024

Avokati Idajet Beqiri u shpreh për ‘ Tirana Live’ se Kushtetuesja s’ka marrë vendim dhe se deputetët s’mund të detyrohen si të votojnë. Sipas Beqirit, cështja në Venecia është për vlerësim juridik, jo për ekzekutim vendimi.

“ Është një problem që është diskutuar gjatë dhe është konsideruar gabimisht sikur mazhoranca nuk ekzekuton një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë një vendim por i thotë parlamentit që shqyrto vendimin e Xhaçkës. Ky është debat që po bëhet dhe mazhoranca pati atë vlerësimin e vetë dhe i tha dhe Gjykatës Kushtetuese se nuk mundet të detyrojë sesi do të votojnë deputetët e Shqipërisë që ju do të votoni për t’ju hequr ose jo Xhaçkës, votimi është personal.

Tashmë problem është që çështja ka shkuar në Komisionin e Venecias për të marrë një vlerësim juridik dhe Komisioni I Venecias gjithmonë pronocohet dhe jep mendimin e vet. Ndonjëherë nuk ka qenë as mish, as peshk dhe kemi qenë ne që kemi vendosur, por shumicën e rasteve vlerësimi juridik që i bëjnë një cështjeje shërben si një bazë për një vendimarrje.

Nuk them që do shkojë në favor ose kundër saj, por problemi është që do të japi një vlerësim dhe në këtë vlerësim mazhoranca do të reflektojë thellë. Kur nuk je i paqartë për vendimin që do të marrësh një konsulti i bën mirë procesit.

Vlerësohet që Venecia sot do të vendosë dhe nesër do ta kemi vlerësimin e saj për situatën dhe do të kemi një vlerësim nga mazhoranca për një vendimarrje konkrete. “ / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!