“Xhaçka” mblidhet në “Venecia”/ Frrok Çupi: “Ngërçi” te Gjykata Kushtetuese

schedule18:44 - 6 Dhjetor, 2024

schedule 18:44 - 6 Dhjetor, 2024

Komisioni i Venecias shqyrton këtë të premte kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë nëse Gjykata Kushtetuese mund të imponojë një deputet se si duhet të votojë.

Mazhoranca e shikon si një ngërç të krijuar në marrëdhëniet me Gjykatën Kushtetuese.

Analisti Frrok Çupi në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News u shpreh se “ngërçi” sipas tij qëndron tek Gjykata Kushtetuese.

“Siç po e shohim të gjithë herë pas here ka ngërçe te Gjykata Kushtetuese. Për mua është problem që nis që nga kompozimi i gjykatës. Sot jemi një shtet i konsoliduar sa të kemi një formim tjetër të gjykatës…Por nëse do ta shohim më tej, është e nevojshme të themi se ka mbetur si një atavizëm sepse për herë të parë është mbledhur në Venecia. Është një forum konsultativ. Ka shumë të pamundur sepse pyetja që i është drejtuar nga parlamenti nuk mund ta kundërshtojë…Askush nuk mund të thotë se duhet t’i urdhërojë dikush. Komisioni i Venecias është i pritet të mbajë anën e Gjykatave Kushtetuese, por do të ishte një rast i paprecedent. Nuk e di se kush do të jetë arsyetimi, por Komisioni i Venecias është e pamundur të mbajë anë”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!