Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për dhunë në familje.
Një 32 vjeçar nga Tirana u arrestua pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Një 35 vjeçar u ndalua pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Një 38 vjeçar u ndalua pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij ndërsa një 58 vjeçar dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë (pincë) vëllanë e tij./abcnews.al


