Portugali, goditet një nga laboratorët më të mëdhenj të drogës në Evropë

schedule18:45 - 5 Dhjetor, 2024

schedule 18:45 - 5 Dhjetor, 2024

Policia portugeze ka çmontuar një laborator të madh të përpunimit të kokainës në një operacion gjithëpërfshirës që çoi në sekuestrimin e afër 1.500 kilogramëve kokainë, transmeton Anadolu.

Policia Gjyqësore Portugeze njoftoi se ky ishte laboratori më i madh i këtij lloji që ishte zbuluar në Portugali dhe një nga më të mëdhenjtë në Evropë. Operacioni kishte në shënjestër një grup kriminal shumë të organizuar përgjegjës për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës në Evropë.

Policia portugeze shpjegoi se hetimi filloi pas një sekuestrimi prej afër 1 mijë kilogramësh kokainë të fshehur në një kontejner transporti nga Kolumbia që mbante rreth 20 tonë banane.

Autoritetet përfundimisht identifikuan individët kryesor të përfshirë në importimin e drogës, duke çuar në një operacion të koordinuar të martën që ekzekutoi 20 urdhra kërkimi dhe katër urdhër-arreste.

Gjatë bastisjeve, policia zbuloi një laborator aktiv të kokainës në shkallë industriale që përpunonte dhe paketonte në mënyrë aktive kokainën. Në atë kohë, tre persona punonin aty.

Përveç kokainës, policia sekuestroi “sasi të mëdha kimikatesh”, armë zjarri, para të gatshme dhe automjete. E përditshmja portugeze ‘Diario de Noticias’ raportoi se magazina ndodhej në rajonin Oeste, rreth 50 kilometra nga Lisbona.

Bastisjet çuar në arrestimin e gjithsej shtatë të dyshuarve, katër shtetas portugez, dy kolumbianë dhe një maroken. Hetimi, i kryer në bashkëpunim me autoritetet në Kolumbi, Spanjë dhe SHBA, mbetet në vazhdim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!