Ndoshta, mund të zgjidhet si momenti më I madh.
Mbrëmjen e 7 majit të vitit 1986, një portier rumun arriti diçka që nuk e ka bërë kush ndonjëherë, dhe që vështirë t’ia dalë në të ardhmen.
Helmut Dukadam priti katër penallti radhazi në stadiumin e Seviljes përballë “Katalanasve” të Barcelona në finalen e Champions League, duke mbetur i paharruar e duke i dhënë rumunëve të Steaua Buchuresti trofeun e madh.
I tillë, I paharruar ai do të mbetet tashmë që u shua në moshën e parakohshme 65-vjeçare.
Duckadam ishte një gjigand prej 1 metër e 93 centimetrash, dhe jo më kot luante për ekipin më të rëndësishëm të Rumanisë, Steaua.
Skuadra e ushtrisë rumune nuk ishte favorite në Sevilje përballë 70 000 tifozëve “katalanas”, por gardiani që në atë kohë ishte 27 vjeç, priti 11-metërshat nga Jose Ramon Alexanko, Angel Pedraza, Pichii Alonso dhe Marcos.
Steaua fitoi 2-0 në gjuajtjet e penalltive, pasi portieri I katalanasve, Urrutikoechea priti gjithashtu dy.
Duckadam i lindur në një familje me origjinë gjermane, nuk pati shumë fat në karrierë.
Ai luajti vetëm tre vjet për skuadrën e Steaua Buchuresti dhe menjëherë pas finales së Kupës së Kampionëve, e ndërpreu futbollin me një problem madhor në gjak.
U kthye në 1989, por në nivele të ulëta. Ndoshta kurrë nuk ka ndodhur një pafatësi e tillë në sportin më popullor të botës, por siç duket e gjithë jeta e Helmut Duckadam paska qenë e pangjashme me atë të “yjeve” të tjerë të fushës.
Trofetë e vetëm që fitoi ishin te Steaua, dy tituj kampion të Rumanisë, një kupë të Rumanisë, dhe padyshim kulmi trofeu i Champions League në vitin 1986 përballë Barcelona. /i.m /abcnews.al