TIRANË- Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në “Real Story”, tha se Sali Berisha e ka kontrolluar politikisht PD edhe nga kati i tetë, aty ku qëndroi prej 11 muajsh në arrest shtëpie për dosjen hetimore “Partizani”.
Ai pohoi se të gjithë mbështetësit i vuri në funksion të kauzës së tij personale dhe familjare, amdje një pjesë të deputetëve i dërgoi në Bruksel për të kërkuar lirimin e tij.
“Berisha, me statut, politikisht, mediatikisht, Berisha ishte dhe është aty. Nga momenti nga largimit të Bashës, dhe marrjes në dorë të PD me vendim gjyqi me stemë dhe me vulë dhe sidomos pas negociatës së korrikut më PS, për ligjin elektoral që i dha në dorë Berishës tagrin e madhe të listave., Berisha nuk ka qenë fizikisht, por politikisht e ka kontrolluar nga kati I tetë PD aq sa ne nuk kemi parë asnjë të carë të paktën aparente, por përkundrazi e veshi PD si një repart ushtarak me bluza “Lironi Berishën”. I çoi në Bruksel për të kërkuar lirinë e tij, vendosi gjithë partinë në funksion të kauzës së tij personale dhe familjare. I ktheu kundër SPAK dhe ata që formalisht thoshin që SPAK është formalisht diçka pozitive. Sot nuk sheh nuanca në PD, siç ne kemi kujtuar më parë, që kjo parti pranon kur dikush mendon më butë dhe më të ashpër.
Më tej, ai tha se ëndrra që kishin besuar njerëzit se Sali Berisha pranon mendim ndryshe në parti, është thjesht një iluzion. Sipas Minxhozit, Sali Berisha e drejton PD me dorë të hekurt dhe gjithçka bëhet sipas porosive të tij.
“Ëndrra për të parë një PD zyrtare dhe me Berishën kryetar dhe me këto lloj sfumaturash dhe me këto korente mendimi brenda partisë, sot është thjesht iluzion dhe kemi një detashment ushtarak, ku Berisha mbretëron me dorë të hekurt dhe ajo që ai thotë, ajo ndodh.”, shtoi ai./abcnews.al