Emigrantët, Meloni: Asnjë hap pas, marrëveshja me Shqipërinë do të funksionojë

schedule18:35 - 3 Dhjetor, 2024

schedule 18:35 - 3 Dhjetor, 2024

Marrëveshja me Shqipërinë do të funksionojë. Kjo ishte ajo çfarë deklaroi kryeministria Italiane Giorga Meloni në një intervistë për emisionin “Republika e 4-ët” në televizionin “Rete 4”.

Ndonëse u sulmua nga prezantuesi i formatit mbi çështjen e Gjykatës së Romës që ktheu azilkërkuesit në Itali, Meloni qëndroi e qetë dhe tha se kjo marrëveshje do të funksionojë dhe shprehu bindjen e saj për diçka të tillë.

“Kur na qenka mbyllur kjo marrëveshje? Marrëveshja me Shqipërinë do të funksionojë. Unë nuk ndërmarr detyra qe nuk mund ti përmbush. Mos u shqetësoni se do ti gjejmë edhe zgjidhjet ligjore. Unë mendoj se marrëveshja me Shqipërinë duhet të funksionojë sepse unë mendoj se është një marrëveshje inovatore.”

Kryetarja e Qeverisë Italiane foli edhe mbi  tensionet që janë raportuar brenda qeverisë së saj ku ka pasur zëra për një përçarje mes partisë Lega Nord të Mateo Salvinit dhe partisë së saj Vëllezërit e Italisë. Meloni tha se njësoj si në çdo marrëdhënie edhe në politikë ka mosdakordësi për çështje të caktuara, por Meloni garantoi se qeveria e saj nuk do të bjerë.

“Në qeverinë tonë, në mëngjes zihemi dhe në mbrëmje pimë një gotë verë bashkë. Ne në fakt nuk luftojmë, ka disa pengesa dhe kjo është e natyrshme. Por ne e dimë se çfarë presin dhe shpresojnë italianët. Qeveria jonë nuk do të bjerë.”, shprehet Meloni.

Meloni u ndal tek punët e mira që ajo dhe Salvini kanë bërë së bashku për qytetarët Italian dhe tha se diçka e tillë konfirmon se lidhja politike mes tyre është ende shumë e fortë.

/abcnews.al/