Derbi Tirana – Partizani ishte ndeshja përmbyllëse e javës së 15-të të kampionatit “Abissnet Superiore”. Si zakonisht, pas përfundimit të ndeshjeve, trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin edhe 11-shen më të mirë dhe trajnerin e javës.

Në portë është përzgjedhur Klevis Hasanbelli i ekipit të Bylisit. Në mbrojtje spikasin dy lojtarë të Laçit, Kleandro Lleshi dhe Agan Mjaki. Prapavijën e plotësojnë Edison Kola i Tiranës dhe Lorran i Dinamo City-t.

Treshja e mesfushës përbëhet nga Regi Lushkja (Egnatia) Malomo (Bylis) dhe Arinaldo Rrapaj (Partizani).

Në repartin e avancuar janë Baton Zabërgja i Dinamo City-t, si edhe dy sulmuesit e Partizanit, Mba dhe Tedi Cara.

Trajneri më i mirë i javës së 15-të është përzgjedhur tekniku i Dinamo City-t, Ilir Daja. /FSHF