Sherr në Korçë, oficeri ushtarak i punësuar si truprojë në një lokal kërcënon me armën e shërbimit një person

schedule14:31 - 3 Dhjetor, 2024

schedule 14:31 - 3 Dhjetor, 2024

Dy persona, 34 dhe 33 vjeç, janë proceduar penalisht për një konflikt të ndodhur në një lokal në Korçë.

Sipas policisë, 33 vjeçari Elion File, me detyrë punonjës i Policisë Ushtarake, ka kanosur me armën e shërbimit një person për motive të dobëta.

Ndërsa 34 vjeçari Mikel Ciko e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme oficerin si punonjës sigurie në lokal.

Arma e shërbimit e oficerit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./abcnews.al