Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të hënën se të shtunën (7/12) do të jetë në Francë për të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame, në të cilën janë ftuar jo më pak se pesëdhjetë krerë shtetesh dhe qeverish.
“Kam nderin të njoftoj se do të udhëtoj në Paris, Francë të shtunën për të marrë pjesë në rihapjen madhështore të Katedrales madhështore dhe historike Notre Dame, e restauruar plotësisht pas një zjarri shkatërrues pesë vjet më parë”, tha miliarderi përmes Truth Social.
Ai nuk nguroi të përmendte “punën e mrekullueshme” të mbikëqyrur nga presidenti francez Emmanuel Macron./abcnews.al