Kanadaja ka listuar lëvizjen Ansarallah të Jemenit, të njohur zakonisht si Houthis, si një “entitet terrorist” sipas kodit penal.
“Shtimi i sotëm i Ansarallah si një entitet terrorist i listuar kontribuon në përpjekjet tona në luftën kundër terrorizmit në nivel global dhe përafrimin e Kanadasë me aleatët tanë”, tha ministri i Sigurisë Publike Dominic LeBlanc.
Duke e përshkruar Ansarallah si “një grup militant”, qeveria kanadeze e akuzoi atë se ka shkaktuar “trazira në Lindjen e Mesme përmes sulmeve të shumta që synojnë anijet civile dhe detare në Detin e Kuq dhe rrugët e tjera ujore, si dhe ato kundër Izraelit”.
Houthi-t kanë vënë në shënjestër anije mallrash të lidhura me Izraelin në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit në shenjë solidariteti me Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën sulme izraelite që nga 7 tetori i vitit të kaluar.
Deti i Kuq është një nga rrugët detare më të përdorura në botë për dërgesat e naftës dhe karburantit./abcnews.al


