Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

OKB: Gati 50 mijë të zhvendosur brenda pak ditësh në Siri

schedule07:45 - 3 Dhjetor, 2024

schedule 07:45 - 3 Dhjetor, 2024

Ringjallja e luftës në veriperëndim të Sirisë ka detyruar afro 50,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre brenda pak ditësh, njoftoi Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

“Që nga 30 nëntori, më shumë se 48,500 njerëz janë zhvendosur, një shifër e rritur shumë në krahasim me 14,00 të regjistruar më 28 nëntor“, tha në një deklaratë kreu i OCHA Thomas Fletcher.

Ndërkohë, përfaqësuesja e SHBA në OKB, Linda Thomas Greenfield tha se situata është alarmante.



“SHBA kanë kërkuar negociata në Siri për një kohë shumë të gjatë, por është regjimi i Asadit ai që ka injoruar rezolutat e Këshillit të Sigurimit dhe ka refuzuar të ulet në tryezën e bisedimeve”, u shpreh ajo duke shtuar se qeveria amerikane po monitoron situatën nga afër dhe po punon për të gjetur një rrugëdalje nga konflikti.

“Ne duam të gjejmë një rrugëdalje për popullin e Sirisë për të arritur sigurinë dhe paqen,” vuri në dukje ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!