Krimi në Ndroq/ Gazetari tregon dinamikën: Gjithçka nisi në lokal, viktima u qëllua me pesë plumba

schedule22:40 - 2 Dhjetor, 2024

schedule 22:40 - 2 Dhjetor, 2024

TIRANË- Të dielën, një ngjarje kriminale tronditi Ndroqin pasi Alfred Dedja rreth 50 vjeç u qëllua për vdekje me armë zjarri.

Për këtë ngjarje kriminale akuzohet Julian Gjoshi, i cili pasditen e kësaj të hënë, 24 orë pas krimit, është vetëdorëzuar në Polici, por para hetuesve ka kyçur gojën dhe nuk ka pranuar të flasë asgjë.

Gazetari Trashëgim Sokolaj, i ftuar në emisionin “360 gradë” në ABC News dhe detaje për dinamikën se si ka ndodhur krimi.

Ai theksoi se gjithçka ka nisur në një lokal, ndërsa  autori dyshohet se ka qëlluar shënjestrën tij me pesë plumba. Sipas gazetarit, të dy personat kanë patur një konflikt muaj më parë dhe të dy ishin të armatosur.

“Autori i dyshuar është Julian Gjoshi, 27 vjeç. Ka qenë i ulur në lokal me disa persona të tjerë. Viktima ka hyrë në lokal dhe është drejtuar tek tavolina ku ishte autori. Ai i ka zgjatur dorën, në këtë moment, autori, e ka qëlluar me pistoletë, pa e nxjerrë armën nga brezi, por nga xhepi i rrobave ka qëlluar pesë herë dhe e ka lënë të vdekur në vend. Shumica e plumbave e kanë kapur sepse kanë qenë afër. Këta persona para tre muajsh kanë patur një konflikt me njëri tjetrin dhe viktima pretendonte një thyerje të kësaj ftohjeje që kishte, një pajtim dhe duke njohur personin që kishte përballë ia kishte frikën, ndërkohë policia trupin e pajetë e ka gjetur me një armë me vete, sepse dhe viktima mbante armë, pasi e priste një pajtim të mundshëm dhe një sulm të mundshëm dhe në fakt ndodhi kjo e fundit”, u shpreh ai./abcnews.al