Një aksident i rëndë ka ndodhur në jug të Francës ku mbetën dy vikima dhe u plagosën më shumë se 30 të tjerë.
Një total prej 47 personash, përfshirë shoferin, ishin në autobus kur ndodhi përplasja të dielën në orën 17:00 pranë stacionit të skive të Porte-Puymorens, sipas administratës rajonale.
Mjeti u përplas me një shkëmb në rrugën e kthesave N320 në rajonin e Pirinejve, i cili kufizohet me Spanjën dhe Andorrën.
Autoritetet lokale thanë se 10 persona ishin plagosur rëndë, ndërsa 32 të tjerë kishin lëndime por jashtë rrezikut për jetën.
Operacioni i shpëtimit përfshiu më shumë se 170 persona, përfshirë nga Katalonia në Spanjë dhe Andorra. Në gadishmëri u ndodhën 133 zjarrfikës dhe 40 ushtarë. /abcnews.al