Julian Gjoshi ekzekutoi brenda një lokali 50-vjeçarin Alfred Dedja, ngjarje e ndodhur një ditë më parë rreth orës 15:30, në Ndroq.
Në një njoftim zyrtar policia e Tiranës, sqaron se autori i dyshuar 26-vjeçar Julian Gjoshi, u dorëzua në Polici.
“Për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për sigurimin dhe sekuestrimin e provave dhe kapjen e ndalimin e autorit, Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Tiranë, kanë punuar me profesionalizëm në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe strukturat e tjetra të Policisë së Shtetit”, thuhet më tej në njoftimin zyrtar.
Sakaq grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.
/abcnews.al/