Kryeministri Edi Rama shpalli sot gjendjen e emergjencës në qarkun e Tiranës dhe të Durrësit, dy qarqet që u prekën më shumë nga tërmeti shkatërrues. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ai u shpreh se dje nuk ishte momenti i duhur. Ndërkohë, për angazhimin e shtetit të Kosovës Rama falenderoi Presidentin Hashim Thaçi dhe jo kryeministrin në largim, Ramush Haradinaj.
Për kryeministrin Edi Rama dita e djeshme ishte e papërshtatshme për t’u shpallur gjendja e jashtëzakonshme ndaj vendimi nga Këshilli i Ministrave u mor pas gati 26 orësh që prej goditjes së vendit nga tërmeti 6.3 ballësh.
Për angazhimin e shtetit të Kosovës që iu ndodh pranë Shqipërisë, kryeministri Edi Rama nuk e gjeti me vend të falenderojë kryeministrin në ikje, Ramush Haradinaj.
Pas një ore komunikim nga salla e mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Rama thumboi paraardhësin që nuk dëshiron t’i ngjajë.
Momentet që po kalon vendi, Kryeministri Edi Rama i quajti më të errëta të jetës sonë. /abcnews.al