Amendamentet në buxhetin 2025/ Grupi i PS diskuton propozimet e PD dhe qëndrimin në seancë

schedule15:22 - 2 Dhjetor, 2024

schedule 15:22 - 2 Dhjetor, 2024

Socialistët morën porositë e fundit përpara se ti drejtohen seancës plenare të martën, ku është parashikuar miratimi nen për nen dhe në  tërësi, i projektbuxhetit të 2025.

34 amendamentet e depozituara në Kuvend nga Partia Demokratike për projektbuxhetin e vitit 2025, ishin në fokus te mbledhjes se kësaj të hënë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Mazhoranca do të presë edhe mendimin e ministrive përkatëse perpara se vendosë nëse do i rrezojë apo jo amendamentet e opozitës.

Dy prej tyre, pezullimi i prokurimeve për investime publike luksi të qeverisjes qëndrore dhe ndalimi i cdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qendrore, do ta ngjisin Sali Berishën në foltore, thuajse një vit pasi Kuvendi i hapi rrugë kërkësës së Spak për vendosjen në arrest shtëpie të kreu të Partisë Demokratike.

Seanca e së martës pritet të jetë e zhurmshme dhe në rast tensionesh socialistët do të ndjekin porosinë e kryeministrit, për të ndërprerë diskutimet dhe kaluar në procesin e votimit.