Monika Kryemadhi në SPAK/ Deputetja e PL zbatoi vendimin e gjykatës “detyrim paraqitje”

schedule12:13 - 2 Dhjetor, 2024

schedule 12:13 - 2 Dhjetor, 2024

Monika Kryemadhi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në zbatim të vendimit të gjykatës.

Ndaj Kryemadhit është caktuar masa “detyrim paraqitje” të hënën e parë të muajit.

“Me atë që pamë, është me të vërtetë shumë qesharake, jo profesionale por procedurë që jam detyruar ta ndjek pët të ecur më përpara. Po, që kur i kanë bërë kontrollin në banesë. Pavarësisht se prokuroria ka bërë tricke që nuk e kanë regjistruar si procedim penal. Kur i është kontrolluar banesa, si mund të marrësh një person në dijeni pa afat. Jo s’e kemi shpresë nga gjykata e Apelit, pasi shikojmë kërcënim haptas. Kjo gjë do të përfundojë në Strasburg për shkeljen e të gjithë procesit të të drejtave të njeriut, të pronës.”, tha Kryemadhi.

Prokuroria e Posaçme ka vënë në sekuestro 2 vila në pronësi të deputetes Monika Kryemadhi dhe nënës së saj Fatime Kryemadhi. Pronat ndodhen në rezidencën Kodra e Diellit në Tiranë. Një prej vilave është në pronësi të deputetes Monika Kryemadhi dhe tjetra në pronësi të nënës së saj.

Sipas SPAK masa e sekuestros vjen pas hetimeve të nisura ndaj çiftit Meta Kryemadhi që akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

“Është paraqitur deputetja Monika Kryemadhi. Ajo është nën hetim nga SPAK për 3 vepra penale. Ilir Meta është duke u hetuar në masën “arrest në burg” për këta vepra penale. Më herët, SPAK ka sekuestruar dy prona të Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Krymadhit”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Ermal Vija./abcnews.al