Numri i të vdekurve nga cikloni Fengal, i cili goditi Sri Lankën dhe Indinë jugore, duke shkaktuar reshjet më të mëdha të shiut në 30 vitet e fundit, është rritur në të paktën 20.
Cikloni ra në tokë në shtetin juglindor indian të Tamil Nadu të shtunën përpara se të zbutej mëngjesin e së hënës.
Sri Lanka, e cila u godit nga cikloni të premten, regjistroi gjithsej 17 vdekje. Gati 470,000 njerëz janë evakuuar në të gjithë vendin, sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive.
Në Indi, tre persona u goditën nga rryma gjatë kalimit të tajfunit, tha të shtunën në mbrëmje Kkssr Ramachandran, ministri për menaxhimin e fatkeqësive të shtetit të Tamil Nadu, pa dhënë detaje mbi vdekjet./abcnews.al