Policia Rrugore në Tiranë ka ndaluar dhe proceduar penalisht 21 persona për shkelje të rregullave të qarkullimi rrugor gjatë javës së kaluar. Janë marrë gjithashtu mbi 11 mijë masa administrative, pezulluar 19 leje drejtimi, si dhe janë bllokuar edhe 6 automjete, përfshirë 4 për verifikim nga trafiqet.
Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:
21 arrestime, ndalime dhe procedime penale:
• 4 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
• 5 persona për pa leje drejtimi.
• 7 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
• 1 person nën ndikimin e lëndëve narkotike.
• 2 persona largim nga vendi i aksidentit “
• 2 persona janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore që ishin shpallur në kërkim.
Masat administrative:
• 11.174 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1.596 në ditë.
• 55 masa për xhama të zinj.
• 238 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
• 166 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
• 593 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
• 347 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
• 8.793 masa për qëndrim të gabuar.
• 195 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.
Pezullime dhe bllokime:
• 4 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
• raste per tejkalim shpejtësie
• 8 raste të ndryshme
6 automjete u bllokuan, përfshirë 4 për verifikim nga trafiqet. /abcnews.al