Grupi i Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi një mbledhje paraditen e kësaj të hëne.
ABC New mëson se në fokus të diskutimeve, ishin amendamentet e dorëzuara nga PD-PL, teksa të martën do të mbahet seanca për miratimin e buxhetit të vitit 2025.
Ndërkaq kreu i grupit socialist, Niko Peleshi u kërkoi deputetëve të ishin të pranishëm në seancë.
“Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të PS. Në fokus të diskutimeve, më konkretiksht kanë qenë amendemtet e PD dhe PL që janë depozituar në Kuvend. Janë disa amendamente të Grupit Parlamentar të PD që kanë të bëjnë me minimuin jetik apo me indeksimin e pensioneve. Edhe dy amendamente janë dorëzuar ditën e djeshme. Janë edhe një sërë amendamentesh të tjera që lidhen me fushën e shëndetësisë apo të arsimit. Kreu i Grupit Parlamentar socialist Peleshi u ka kërkuar deputetëve socialistë që të jenë të gjithë të seancën plenare”, raportoi ndër të tjera, gazetarja e ABC News, Greta Bullari./abcnews.al