Pas Milanit dhe Lazios, edhe Napoli ka reaguar për momentet e vështira të popullit shqiptar. Tërmeti i frikshëm i orëve të para të ditës së martë shkaktoi të vdekur, shumë të plagosur, dëme të shumta dhe një dhimbje të madhe në zemrat e shqiptarëve.
“Jemi afër popullit shqiptar që është goditur nga një tërmet i dhunshëm“, shkruajnë nënkampionët e Italisë në rrjetet sociale, teksa tifozët janë të gjithë në një mendje për veprimin që duhet bërë.
Aurelio De Laurentiis vendosi të gjobiste ekipin me 25% të rrogave. Rreth 2.5 milionë euro arrin shuma totale e gjobave të marra nga djemtë e Carlo Ancelotti dhe tifozët e Napolit i bëjnë thirrje klubit që këto para t’i dërgojnë për personat që po vuajnë në Shqipëri. /abcnews.al
Siamo vicini al popolo albanese colpito nella notte da un violento terremoto ??
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) November 26, 2019