Reshjet e borës janë ndërprerë në zonat e ulëta në juglindje, teksa ka reshje shiu me intesitët të ulët.
Në lartësitë mbi 1200 metra mbi nivelin e detit po vazhdojnë reshjet e borës me intesitet mesatar.
Në Dardhë, trashësia e borës ka shkuar në 15 centimetra dhe lëvizja e mjeteve në aksin turistik bëhet me goma dimërore.
Akset nacionale të juglindjes qarkullohen normalisht, ndërsa aksi i ri Qafë Qarri-Ersekë nuk është i kalueshëm. Mjetet lëvizin nga rruga e vjetër, e cila është e hapur.
Në zonat e thella malore të Korçës, Devollit, Pogradecit dhe Kolonjës trashësia e borës varion nga 20-30 centimetra.
Nga moti i keq kanë mbetur pa energji dhjetra fshatra në Maliq, Devoll, Pogradec dhe Kolonjë./abcnews.al