Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara thotë se është vënë nën kontroll zjarri që ra në një fabrikë këpucësh në Kurbin, është vënë nën kontroll.
Cara deklaroi se nuk ka banesa të dëmtuara dhe nuk raportohen për persona të lënduar.
Ai shtoi se po punojnë rreth 50 forca zjarrfikëse.
“Siç e shikoni dhe vet, është përfshirë nga flakët një magazinë me vajra, pjesë lënde e parë e një fabrike këpucësh. Po punohet me intensitet të lartë nga disa automjete zjarrfikëse, jo vetëm nga Kurbini, por Lezha, Mirdita, Kamza, janë 50 forca zjarrfikëse. Kemi arritur ta vëmë zjarrin nën kontroll. Nuk ka banesa të dëmtuara, përveç magazinës që shikoni. Do punohet për të izoluar zjarrin. Është shpejt për të folur për shkaqet e zjarrit. Kemi larguar rrezikun nga banesat. Kemi anagzhuar shumë mjete dhe forca. Deri më tani nuk kemi asnjë person të lënduar”, theksoi ai./abcnews.al