Është vetëm çështje muajsh para se të largohet nga “Allianz Arena”.
“Ylli” kanadez i mbrojtjes, Alphonso Davies shihet gjithnjë e më larg “Bavarezëve” të Bayern Munich, me Real Madrid, Barcelona e Manchester United që janë të interesuar për “pistonin” e krahut të majtë të prapavijës.
Në të tilla rrethana “gjigantët” e futbollit gjerman kanë filluar të interesohen për pasarëdhësin e tij dhe sipas prestigjiozes “BILD” emri i radhës është gjetur.
Bëhet fjalë për anëosrin e mbrojtjes të RB Leipzig, David Raum, me 26 vjeçarin që është i gatshëm t’i bashkohet rekordmenëve të Bundesliga, teksa një faktor i rëndësishëm që e bën më të lehtë këtë vendim është marrëdhënia pozitive që ai ka me ish-drejtorin sportiv të Leipzig, Max Eberl, i cili tashmë është pjesë e “Bavarezëve”. /i.m /abcnews.al