Suedi, “mister” me një dron që hodhi bojë mbi ambasadën ruse

schedule16:52 - 29 Nëntor, 2024

schedule 16:52 - 29 Nëntor, 2024

Policia suedeze njoftoi se një dron i paidentifikuar fluturoi mbi ambasadën ruse në Stokholm të premten, duke hedhur bojë në terrenin e kompleksit diplomatik.

Sipas policisë suedeze, nuk është bërë asnjë arrestim dhe nuk është identifikuar asnjë i dyshuar, ndërsa do të hetohet nëse ngjarja ka lidhje me një rast vandalizmi të ambasadës suedeze në Moskë të enjten.

Pas incidentit që ndodhi dje në Moskë, ministrja e Jashtme suedeze, Maria Malmer Stenergard, i kërkoi Rusisë të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar mbrojtjen e misionit diplomatik suedez dhe personelit të saj./abcnews.al