Kampusi i Kolegjit të Evropës/ Vazhdon puna për 4 godinat, do jetë gati pas dy vitesh

schedule12:20 - 29 Nëntor, 2024

schedule 12:20 - 29 Nëntor, 2024

Në Tiranë ka nisur puna për ndërtimin e Kampusit të Kolegjit të Europës. Katër godinat  ku do të qëndrojnë studentë vendas dhe të huaj  do të ngrihen në  “Qytetin Studenti”.

“Përbëhet nga 4 godina, godina e librarisë dhe disa shërbime për të rinjtë dhe studentët. Godina e dytë është ajo e klasave dhe ambienteve mësimore. Godina e tretë është ajo për zyrat dhe shërbimet e tjera ndihmëse në funksion të kolegjit dhe godina qendrore është ajo e një salle të madhe, e një aure të madhe për studentët, por dhe për takime të ndryshme”

Kryeministri Edi Rama  inspektoi punimet  bashkë me ministren e Arsimit, Rektoren e Kolegjit dhe drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit

“Është një ditë simbolike  sepse së pari bie shi, dhe sjell bollëk, dhe është dita e çlirimit, ditëlindja e 80 që simbolikisht sjell mirësi për Kolegjin”

Kampusi parashikohet të jetë gati  pas dy vitesh. Me përfundimin e tij pritet dhe shtim I numrit të studentëve  që do të jenë pjesë e Kolegjit të Evropës në Tiranë./abcnews.al