Në ndërtesën e komunës së Zveçanit është hedhur granatë dore. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa mediat në Kosovë, raportojnë për dëme materiale.
Sulmi me granatë dore ka dëmtuar dritaret e godinës, por edhe tre automjete që ishin të parkuara në afërsi të komunës së Zveçanit.
Ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe autorët e sulmit.
/abcnews.al/