Në një vit mbi 500 subjekte janë inspektuar në Gjirokastër dhe Sarandë. Dy sektorët më problematikë janë evidentuar ai i ndërtimit dhe i turizmit, pasi kanë rezultuar punonjës pa kontrata pune.
Gazetari Elidon Berberi tha për ABC News se nuk kanë munguar masat administrative ndaj të gjithë administratorëve dhe subjekteve që janë hasur në shkelje.
“Është bërë e mundur formalizimi për mbi 200 punonjës që janë gjetur pa kontrata pune. Specialistët theksojnë se ky institucion nuk duhet të kthehet në penalizim, por ka synim për të lehtësuar dhe zbatuar ligjin dhe kodin e punës”, tha ndër të tjera gazetari Elidon Berberi.
/abcnews.al/