Adriatik Berdaku, 24 vite në emigrim, rrëmben dy çmime “Emmy” në SHBA

schedule09:35 - 29 Nëntor, 2024

schedule 09:35 - 29 Nëntor, 2024

Adriatik Berdaku ka rrëmbyer dy çmime “Emmy” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, Adriatik Berdaku foli për rrugëtimin e tij jashtë Shqipërisë, vështirësitë, por edhe për karrierën e tij të ndërtuar në Itali, por edhe në SHBA.

Prej shtatë vitesh tashmë është i vendosur në SHBA dhe me një karrierë të shkëlqyer.

“Nuk e prisja që do të fitoja dhe më erdhi shumë keq që nuk isha në ceremoni. Ëndrra e të gjithëve besoj se është që të jetojë dhe punojë në vendin e tij, por duke mos i pasur mundësitë kemi marrë rrugën e emigrimit. Sot punoj mes kompanive më të madhe të botës si Dior, Chanle, Michael Kors e të tjerë”, tregoi ai, duke shtuar: “Këtu jam kontaktuar nga një produksion nga Kosova për të nisur në film serial në New York.

Në Itali rrëfeu se ka punuar si drejtor fotografie për 17 vite.

/abcnews.al/