Kërcënon Netanyahu: Ushtria, në gatishmëri nëse shkelet armëpushimi në Liban

schedule20:35 - 28 Nëntor, 2024

schedule 20:35 - 28 Nëntor, 2024

Vetëm një ditë pas fillimit të armëpushimit, Izraeli dhe Libani shkëmbyen akuza për shkeljen e tij dhe tensioni është sërish në “të kuqe”.

Pas këtyre akuzave, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ka urdhëruar ushtrinë që të përgatitet për luftë në Liban, në rast të shkeljes së armëpushimit.

Duke folur për televizionin Channel 14, Netanyahu tha se “nëse ka një shkelje flagrante të marrëveshjes (armëpushimi), unë kam urdhëruar Forcat e Armatosura të Izraelit (IDF) të jenë gati për një luftë të ashpër”.

Ai vlerësoi se armëpushimi në Liban “mund të jetë i shkurtër”, duke siguruar se Izraeli e respektoi atë që në ditën e parë.

I pyetur pse Izraeli nuk po krijon një zonë të sigurt në Libanin jugor, Netanyahu vuri në dukje se “kërcënimi i një pushtimi tokësor (në territorin izraelit) është eliminuar”.

Ai shtoi se ushtria izraelite shkatërroi infrastrukturën e Hezbollahut në kufi, duke përfshirë strehimore nëntokësore dhe tunele./abcnews.al