“Masa e arrestit e viktimizoi Berishën”, Minxhozi: Mosbindja civile? Me 1 mijë vetë s’e rrëzon dot qeverinë

schedule19:02 - 28 Nëntor, 2024

schedule 19:02 - 28 Nëntor, 2024

Analisti Skënder Minxhozi thotë se mosbindja civile e PD-së nuk mund ta rrëzojë qeverinë Rama. I ftuar në “Tirana Live”, analisti tha se protestat e mbajtura nga opozita me bllokim rrugësh, nuk mund të quhen mosbindje civile dhe se me një numër kaq të pakët pjesëmarrësish, qeveria s’mund të rrëzohet.

“Berisha nuk është nxjerrë nga hetimi, thjesht i është ndryshuar një masë e sigurisë. Elementi më i parëndësishëm në përplasjen që një njeri mund të ketë me ligjin sepse substanca është ku do t’i ta jetosh momentin e hetimit dhe gjykimit tënd. Do ta hetosh në shtëpi, në aktivitet të lirë, në burg apo me pasaportë të hequr. Akuzat nuk kanë rënë, ndaj tij vazhdon në fuqi i gjithë korpusi i akuzës por ka rënë masa e sigurimit. Ajo që shitet si fitore e madhe, është rrethanë e favorshme për Berishën se i izoluar jepte edhe një mesazh pamundësie dhe pafuqie. Masa e arrestit nuk e ka faktorizuar por e ka viktimizuar. Kur dikush viktimizohet krijohet empati, keqardhje.

Ndryshe do të ishte dhe sot kur është I lirë, por në parim ai është më mundësuar dhe më i fuqishëm që si të luash lidershipin e tij po ta ushtrojë deri në fund dhe i pakufizuar nga logjistika. Kemi pasur një periudhë kur s’ka qenë në arrest dhe ishte sërish i parë në PD. Nuk besoj se PD e atij momenti ka qenë me aktive dhe më e rrezikshme për qeverinë sesa kjo që është sot. Janë zhvilluar mitingje, protesta, jeta parlamentare ka qenë e ndezur. Nuk është se kemi pasur cilësisht një ndryshim të peshës politike të opozitës me Berishësn fizikisht në krye të punëve. E para, nuk ka mosbindje civile. Kur deputët dalin dhe bllokojnë trafikun, kemi problem trafiku jo problem politik. Që të ketë impakt tjetër përveç mllefit që shkakton te njerëzit, nuk ka. Mosbindja civile është më e gjerë si koncept se bllokimi për pak orë me pak qindra vetë i pikave nevralgjike të kryeqytetit, që janë të lehta për t’u bllokuar.

Gjithçka varet nga numri, me 1 mijë vetë s’e rrëzon dot qeverinë. Kur thua protestë kombëtare dhe mbledh në Tiranë në 5 udhëkryqe nga 200-300 vetë s’mund të marrësh qeveri teknike me kaq numra. Duhen 100 mijë veta duke rrethuar Ramën në zyrën e tij, 1 javë, dy ose një muaj ose është varianti tjetër që Rama të zgjohet një ditë të bukur dhe të thotë do të ketë qeveri teknike, do të ulem me Berishën, dhe do të shkojmë me teknicien në zgjedhje. Opozita s’i ka kushtet që të kalojë presionin e saj në qeveri teknike Shqipërinë”, u shpreh Minxhozi./abcnews.al