Është padyshim një I spikatur.
Nuk është pak të jesh shënuesi më I mirë qoftë edhe në Serinë B të Italisë, në moshën 21-vjeçare, dhe Kristian Shpendi ka krijuar interesim të madh rreth vetes.
Sulmuesi I Shqipërisë U21, që luan për Çezenën në ligën e dytë italiane, mund të mos jetë I disponueshëm për kombëtaren kuqezi.
Vetë ai, duke folur për median italiane, “Pianeta Biankonero”, shprehu pakënaqësi për trajnerin e përfaqësueses, Silvinjo.
Sinkron Shpendi
“Sinqerisht e prisja. Më mbeti pak qejfi. Po mbyllet një cikël dhe duket se Shqipëria ka një fazë ndërmjetëse. Gjithsesi, unë kam lindur në Itali dhe jam rritur në Itali. Kam nënshtetësi të dyfishtë. Italia nuk më ka thirrur kurrë, por nëse do të vinte një ftesë, edhe pse për momentin jam në kombëtaren e Shqipërisë, do ta mendoja patjetër”.
Kristian Shpendi ka shënuar 9 gola deri tani në Serinë B, duke qenë në vendin e parë në renditjen për Këpucën e Artë, ndërsa ishte më I miri edhe vjet në Serinë C.
Për Shqipërinë U21 ka 7 ndeshje në karrierë dhe një gol. /abcnews.al