Ronaldo “shtyn” Asanin / Ylli i Shqipërisë flet për rivalitetin me portugezin: Dua që të jem shënuesi më i mirë në Champions

schedule17:16 - 28 Nëntor, 2024

schedule 17:16 - 28 Nëntor, 2024

Nuk e humbi rastin që të tregonte sërish veten.

Jasir Asani dëshiron të bëjë diçka që askush nuk e ka arritur më parë ndër lojtarët shqiptar, të fitojë Këpucën e Artë të Championsit të Azisë.

Me rrjetën e realizuar për ekipin e tij koreanojugor, Kuangju, shqiptari nga Shkupi arriti në kuotën e 7 golave, ndërsa ndihmoi të vetët që të fitonin 1-0 sfidën kundër ekipit kinez, Shenhua.

Në konferencën për shtyp, Asani u ngacmua për rivalitetin me Kristiano Ronaldon që ka 4 gola deri tani në Champions.

“Unë I pashë disa ndeshje të Championsit një ditë më parë, dhe pashë se lojtari më I mirë I botës, Ronaldo, shënoi dy gola. Unë u ndjeva më I detyruar që të shënoja për vete sepse dua që të jep golshënuesi më I mirë në Champions. E vërteta është se ai është lojtari më I miri I botës dhe më motivon shumë, por edhe më nxit që të jem shënuesi më I mirë. Unë dua të jap gjithçka për ekipin sepse e meritojmë të kemi një sezon të madh. Dua që të fitojmë edhe për trajnerin, sepse ai po punon shumë mirë dhe kurrë nuk dëshiron të humbasë. Është hera e parë që jemi në Champions, por shpresoj që të jemi në krye të kampionatit dhe çdo vit të luajmë në Champions”.

Asani ka qenë I jashtëzakonshëm këtë sezon në Ligën e Kampionëve të Azisë, duke shënuar tri herë ndaj japonezëve të shquar të Jokohamës në fitoren 7-3, duke realizuar dy rrjeta në suksesin 3-1 kundër kundërshtarit Johor nga Malajzia, si dhe nga një herë në fushën e japonezëve të Kavasakit, në fitoren 1-0, si dhe në suksesin e fundit ndaj Shenhuasë. /abcnews.al