Një gjykatë në Londër e ka shpallur fajtor një ish-ushtar britanik, pasi ai i u kishte dhënë informata të ndjeshme shërbimeve të inteligjencës iraniane.
Prokurorët thanë se Daniel Abed Khalife, 23-vjeçar, luajti një “lojë cinike” duke pretenduar se donte të bëhej agjent i dyfishtë për Britaninë e Madhe, por ia dorëzoi Iranit një sasi të madhe të materialeve të klasifikuara dhe të ndaluara, të cilat përmbanin edhe emrat e oficerëve të forcave speciale.
Aktgjykimi ndaj tij u shpall në Gjykatën Woolwich në Londër më 28 nëntor.
Prokurori Mark Heywood i tha jurisë në fillim të gjykimit se Khalife mblodhi informata të ndjeshme mes majit 2019 dhe janarit 2022.