Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjitike të Ukrainës

schedule11:22 - 28 Nëntor, 2024

schedule 11:22 - 28 Nëntor, 2024

Ushtria e Rusisë ka kryer një sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë.

Rrjeti energjetik i Ukrainës është goditur rëndë që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit fqinj më 2022 dhe Kievi e ka akuzuar Moskën për taktika “terrori”, pasi ka thënë se po tenton të zhysë në terr qytetet ukrainase dhe të lërë pa ngrohje civilët gjatë stinës së dimrit.

Ministri ukrainas i Energjisë, German Galushchenko, tha se infrastruktura energjetike është “nën sulm masiv të armikut”, pasi në mbarë vendin u lëshuan alarme për sulme me raketa.

Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se Rusia ka kryer një sërë sulmesh me raketa lundruese dhe dronë në mbarë vendin, përfshirë në Kiev, Harkiv dhe qytetin-port të Odesës.

“Sërish, sektori i energjisë është nën një sulm masiv të armikut. Sulmet ndaj ndërtesave të energjisë po kryhen në mbarë shtetin”, tha Galushchenko.