Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Ministrja Balluku uron Festat e Nëntorit nga Fieri: Sot më shumë se kurrë jemi krenar që jemi shqiptar

schedule10:42 - 28 Nëntor, 2024

schedule 10:42 - 28 Nëntor, 2024

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me kryebashkiaku e Fierit, Armando Subashi, ka zgjedhur ta urojë 28 Nëntorin shqiptarëve nga ky qytet.

Ajo tha se sot më shumë se kurrë të gjithë duhet të jenë krenar për emrin e mirë që është krijuar për shqiptarët. Balluku theksoi se ndryshe nga më përpara kur përfliteshim për një emër jo të mirë, tani përflitemi për bukuritë e vendit, kulinarinë dhe për gjithçka ç’ka kemi arritur.

“Për mua është kënaqësi shumë e madhe sot që të uroj nga zemra e Myzeqesë nga Fieri. Gëzuar Festat e Nëntorit! Gëzuar kudo që ndodhen shqiptarët! Gëzuar në çdo cep të vendit, po dhe në trevat e tjera shqiptare. Sot më shumë se kurrë jemi krenar që jemi shqiptar dhe kjo është shumë e rëndësishme. Nëse dikur përfliteshim jo për një emër të mirë dhe ai ishte një përceptim i gabuar, sot përflitemi vetëm bukurinë e vendit tonë, për kulinarinë dhe padyshim për çka kemi arritur kudo që na shkel këmba”, u shpreh ajo./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!