Dita e Pavarësisë, Vlora e veshur kuq e zi feston 112-vjetorin.
Me flamujt kuq e zi dhe veshje kombëtare shume qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të festuar Ditën e Flamurit.
Jo vetëm Vlorën, por kanë zgjedhur edhe qytete të tjera për të qenë bashkë në shënimin e 112 vjetorit të pavarësisë.
Në orët e para të ditës, pikën e përbashkët kufitare në Morinë kaloi me ceremonial ushtarak një trupë e veteranëve të UÇK e cila parakaloi në mënyre simbolike me këngën për komandantin legjendar Adem Jashari.
Sipas policisë kufitare fluksi më i madh i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë u shënua në orët e para të ditës ndërsa është operuar me procedurën e kalimit të kufirit pa kontrolle sipas protokollit ndërqeveritar në ditë festash.
/abcnews.al/