“Berisha ka përçarë PD”, Martin Leka: Nuk do të japë dorëheqjen edhe nëse humb në zgjedhje

schedule19:46 - 27 Nëntor, 2024

schedule 19:46 - 27 Nëntor, 2024

Analisti Martin Leka thotë se Sali Berisha, edhe nëse humb në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025, nuk do të japë dorëheqjen. Në një intervistë me gazetarin Emilian Islami, ai tha se Berisha do të gjejë alibi të tjera për të qëndruar sërish kryetar i PD-së.

“Në këto kushte kur e ka përçarë PD në këtë farë feje, nuk mendoj se ka alibi për dorëheqje, por për të mos e dhënë dhe gjithë problemi i tij është ajo që nuk e thotë. Unë nuk mendoj se do të japë dorëheqje edhe nëse humb zgjedhjet sepse është në natyrën e liderit të fortë. Ai nuk e jep dorëheqjen për arsye të ndryshme por kështu është konstrukti i tij politik, kulturor e natyror. Do të gjejë 1 mijë alibi të tjera për të ndryshuar statutin e PD dhe për të qëndruar sërish kryetar i PD derisa të ketë frymë.

Burrëria do të ishte treguar nëse do të të jepte dorëheqjen dhe do të mundësonte një parti të rithemeluar të re me çuna dhe vajza të reja. Kjo do të ishte burrëria. Berisha nuk është çliruar nga akuzat, nuk është vetëm Partizani por edhe çështje të tjera. Tregon se ai duhet të bëjë një betejë dhe luftën e ka me drejtësinë dhe më pas me elektoratin e vet. Nëse ka pak burrëri, të mendojë për të ardhmen e PD pas zgjedhjeve të 2025“, tha Leka./abcnews.al