Lirimi i Sali Berishës/ Avokati Beqiri: Është ofruar të paguajë një izraelit për t’i hequr non gratën, është refuzuar

schedule18:57 - 27 Nëntor, 2024

schedule 18:57 - 27 Nëntor, 2024

Lirimi i liderit të Partisë Demokratike Sali Berishës u prit me ovacione nga simpatizantët, por për ekspertët e fushës vijon të mbetet i padrejtë.

Avokati Idajet Beqiri u shpreh për ABC News se një njeri i tillë mund të blejë drejtësinë dhe gjyqtaren. Sipas burimeve të avokatit, Sali Berisha është ofruar të paguajë një negociator me ndikim në Shba që të ndërhynte për të hequr non gratën, gjë të cilën nuk e ka marrë përsipër.

“Në raste të tilla nuk duhet ngatërruar, kur përfundojnë hetimet mbrojtja dhe i pandehuri kanë të drejtë të kërkojnë revokimin. Kjo nuk e ndryshon pozitën e tij.

Mos të harrojmë që ai e triumfon që ka fituar, ca fitoi. Iu dha detyrim paraqitje tha nuk e zbatoj. Të gjitha shkallët  e gjykimit thanë nuk ke të drejtë. Tha për masën e arrestit në shtëpi, të gjitha shkallët e rrëzuan. Rreziku i tij është eminent, por 21 janari është në prag të marrjes së masave të sigurimit dhe ai e di çfarë e pret, një ndër akuzat është fshehja e provave, fshehja më skandaloze, alibi, kompromentim mjekësh, nuk lejoi prokurorët të kqyrnin vendin e ngjarjes, kamerat i hoqi, serverat i zhduki. Kemi të bëjmë me një njeri manipulator. Kam bindjen që Gjykata e Apelit do ta shohi me tjetër sy . Problemi është që ka një problem tjetër, një person që pagoi 500 mijë euro për të hequr non gratën.

Pagoi 300 mijë euro në Francë për të hequr vendimin. Një njeri i tillë është i tmerrshëm të blejë drejtësinë, mund të blejë dhe gjyqtaren Jam i bindur që  Spak e ka parasysh një gjë të tillë dhe e kam nga burime të sigurta që Sali Berisha i ka ofruar një negociatori izraelit me ndikim në Shba që ta heq non gratën, ka ofruar 500 mijë euro dhe marrëveshja u bë në Itali dhe ai person nuk e ka marrë përsipër.” /abcnews.al