Sali Berisha eshte i lire te rikthehet ne Parlament, tek karrigia e tij. Liria qe i dha GjKKO kete te merkure e rikthen kreun e PD-se ne Parlament, gati nje vit pasi e pati te ndaluar nga “arresti shtepiak”.
Kjo mase ka mase ka rene tashme, ndersa ngrihet pyetja cfare ndodh me vendimin e autorizimit qe dha Kuvendi nje vit me pare per Berishen?
Burime zyrtare nga Kuvendi konfirmojne se ndaj Berishes nuk ndiqet asnje hap, qe e zhben vendimin e dhenies se autorizimit. Ai do te vazhdoje te jete nje deputet me te gjitha te drejtat qe i jep mandati i ligjvenesit.
Por sidoqofte ai vendim i vitit te shkuar i Kuvendit e le zbuluar kreun e PD, per cdo vendimarrje te drejtesise ndaj tij, per sa kohe ai ehste person nen hetim.
Nese SPAK do te shohe te arsyeshme ne vijim, te kerkoje vendosjen e Berishes nen mase sigurie, si ajo e ” arrestit ne shtepi”, nuk do ta kete te nevojshme marrjen e nje autorizimit te dyte nga Kuvendi, por mund te veproje menjehere.
Berisha ndekrohe po luan te gjitha guret qe ka ne dore, per t’i zhbere masat e sigurise ndaj tij. Megjithese i lire tashme, mbrojtesit e tij ligjore do te vazhdojne ceshtjen ne gjykaten kushtetuese, seanca e te ciles eshte ne 27 dhjetor.
Kjo pasi telashet e Berishes me ligjin vazhdojne. Hetimet per 21 janarin jane intensifikuar dhe pikërisht nje nga personat qe do thirret ne spak per kete ceshtje, eshte pikwrisht ish kryeministri i vendit, ne ate dite te turbullt dhe tragjike per vendin, ne janar 2011./abcnews.al