Shqipëria heq vizat me Republikën Domenikane për zyrtarët shtetërorë

schedule17:34 - 27 Nëntor, 2024

schedule 17:34 - 27 Nëntor, 2024

Shqipëria ka hequr vizat me Republikën Domenikane për zyrtarët shtetërorë.

Vendimi u mor këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit të Jashtëm, Igli Hasani.

Vendim për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së shqipërisë dhe qeverisë së republikës domenikane, për heqjen e vizave për shtetasit, mbajtës të pasaportave diplomatike, të shërbimit dhe zyrtare.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Domenikane, për heqjen e vizave për shtetasit, mbajtës të pasaportave diplomatike, të shërbimit dhe zyrtare, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.